SYRI TV/ Banorët e përmbytur: Po blejmë mobilje dhe pajisje çdo vit

11:19, 23/11/2022
A+ Aa A-

Banorët e përmbytur të Durrësit kanë folur për kameran e SYRI TV, ku kanë treguar hallet dhe problemet e tyre të përvitshme nga vërshimet e ujit sa herë që ka reshje shiu.

E demoralizuar dhe pa ndihmë nga shteti, banorja tregon se çdo vit po blejnë mobilje dhe pajisje të reja pasi kanë dalë jashtë përdorimit nga përmbytjet.

Banorja: Komplet gjithë mobiljet e shtëpisë kanë dalë jashtë përdorimit. Frigoriferi ishte në korrent dhe për pak desh vdiqa po mos të binte automati. Çdo gjë në shtëpi është ndërruar këto tre-katër vitet e fundit.

Kryetarja e bashkisë na paska thënë që ne jemi pa leje ndërtimi. Unë kam 23 vjet që i fus letrat vit për vit dhe asnjëherë nuk ma japin atë dreq certifikate. Foto vijnë e marin çdo muaj, çdo vit dhe në fund certifikatën nuk ma japin, nuk është faji im, por i atyre që nuk ma japin. E gjithë lagjia është nën ujë.

Çdo vit kemi blerë pajisje të reja. M'u dogj edhe televizori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco