Don Xhoni gjobitet për armëmbajtje pa leje

Don Xhoni gjobitet për armëmbajtje pa leje

14:43, 19/11/2022
A+ Aa A-

Xhonatan Isufi ose ndryshe i njohur si Don Xhoni është sërish në qendër të vëmendjes.

Së fundmi, ai është gjobitur me dy mijë euro për armëmbajtje pa leje.

Reperi gjatë fjalës së tij tha se është ndjerë shumë i penduar.

“Ndihem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”,– ka thënë reperi.

Reperi është akuzuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Neni thekson se “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), vepër kjo e dënueshme me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Don Xhoni kishte në pronësi një pistoletë të tipit “Cervena zastava” me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibirit 7,65 mm.
Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës. Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar nga për armëmbajtje pa leje.

Rasti më i fundi është ai i qershorit, ku reperit iu sekuestrua nga Policia një armë dhe gjashtë fishekë.

Don Xhoni bëri reagimin e tij pas ndalimit nga policia e Kosovës. Nga një live në Instagram, reperi tha:

“Gjithçka është në rregull, nën kontroll, gjithçka është stabile, respekte për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyre”.

Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, tha në atë kohë se reperit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë dhe gjashtë fishekë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco