Inceneratori i Fierit, 5 të arrestuarit e fundit mohojnë akuzat, dëshmitë në gjykatë

Inceneratori i Fierit, 5 të arrestuarit e fundit mohojnë akuzat, dëshmitë në gjykatë

19:37, 18/11/2022
A+ Aa A-

Pesë të arrestuarit e fundit për aferën e inceneratorit të Fierit dolën të premten para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ndonëse kërkuan masa më të buta, në përfundim të seancës të pestë, mes të cilëve edhe Arben Dervishaj, zv. president i FSHF dhe sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, i shoqëruan për në qelitë e paraburgimit. Gjykata la të pandryshuara masat ‘arrest në burg’ të caktuara në mungesë ndaj tyre.

Avokati i Dervishajt, mbikëqyrës i punimeve të koncesionarit në incenerator, ironizoi vendimin e gjykatës, ndërsa mohoi akuzat e SPAK ndaj tij.

‘Ne të gjithë së bashku, të ndërmarrim një nismë ligjore, një ndryshim në KP, ku masë shtrënguese për çdo dyshim të jetë vetëm burgu, burgu, burgu. Kur të jeni gati, formatin e bëj unë dhe e paraqesim në Kuvend, që të hiqen gjithë masat tjetra shtrënguese’, tha Hazizaj.

Përmes avokatit, akuzat e SPAK i cilësoi absurde edhe Juri Ymeraj, një nga 6 të shpallurit në kërkim për Fierin.

‘Sipas SPAK, të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale, mes të cilave ‘korrupsion’ e ‘mashtrim me pasoja të rënda’, tha Liço.

Ata dyshohet të jenë përfshirë në një skemë fiktive, me dëm deri në 4 milionë euro në buxhetin e shteti, duke i lëvruar për punime të kryera vetëm në letra dhe jo në të vërtetë.  Më herët për të njëjtën aferë gjykata ka lënë në burg ish-ministrin e mjedisit, Lefter Koka dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj ministrie, Alqi Bllako.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco