Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

VIDEO/ Plas në Divjakë: Qytetarët përplasen me policinë, largojnë traun

11:42, 17/11/2022
A+ Aa A-

Banorët e Divjakës kanë dalë përsëri në proteste pasi janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para sa herë që do i duhet të hyjnë për punët e tyre​.

Forca të shumta policie kanë qënë prezente, ku banorët janë përplasur me ta dhe kanë hequr nga rruga kabinën e traut.

Të pranishëm në protestë me banorët kanë qenë deputetja demokrate, Ilda Dhori dhe kryetari i PD, Lushnjë, Eduard Sharka.

Konkretisht, çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. 

Banorët shprehën se janë të indinjuar për shkak se sipas tyre kjo lëvizje është e jashtëligjshme. Ata kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme ku në njërën prej tyre shkruhet: “Fëmijët tanë duan oksigjen”.

Protesta ka vijuar prej disa ditësh pasi qytetarët ishin lajmëruar për vendosjen e kësaj mase, ndërkohë situata është tensionuar prej ditës së djeshme kur është vendosur edhe trau.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco