Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Vrasja e Briken Sanajt, sherri i para 10-vitesh solli vdekjen e të riut. Si ra policia në gjurmët e autorit…

Vrasja e Briken Sanajt, sherri i para 10-vitesh solli vdekjen e të riut. Si ra policia në gjurmët e autorit…

11:07, 17/11/2022
A+ Aa A-

Është zbardhur vrasja e Briken Sanajt ne Tiranë. Burimetbëjnë të ditur se është bërë i mundur identifikimi i personit që ka vrarë Sanajn pranë banesës ku jetonte tek Kodra e Diellit në Tiranë.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor ndërsa, ka dyshime të forta se ai është arratisur drejt Belgjikës.

Sipas burimeve, shkak për sherrin që më pas solli edhe vrasjen e të riut është bërë një sherr i 10 viteve më parë. Në Shëngjin të Lezhës ka pasur një konflikt mes vëllait të Briken Sanajt dhe Gentian Kolës. Sipas burimeve, në kërkim policor është zbardhur vëllai i Gentian Kolës.

Por si ra policia në gjurmët e autorit të dyshuar?

Edhe pse me anë të një njoftimi zyrtarisht, Policia e Tiranës thotë se janë duke identifikuar autorët, burime të besuara pranë grupit hetimor bëjnë me dije për ABC se në gjurmët e autorit të dyshuar të vrasjes shkuan nga provat e gjetura në makinën “Benz” të përdorur nga autorët e krimit të cilën e dogjën më pas në Qafë-Kashar.

Sipas burimeve, mjetit iu verifikua numri i shasisë ku rezultoi se pikërisht ajo makinë ishte blerë në Kosovë. Pasi janë zbuluar pronarët e mëparshëm të mjetit në Kosovë janë marrë në pyetje ku kanë konfirmuar se mjeti ishte blerë nga Agustin Kola.

Sipas burime ka rezultuar se ai ka dalë jashtë territorit shqiptar 3 ditë pas vrasjes së Briken Sanajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco