Zbardhet vrasja e Briken Sanajt, autori dyshohet se ndodhet në Belgjikë

Zbardhet vrasja e Briken Sanajt, autori dyshohet se ndodhet në Belgjikë

09:41, 17/11/2022
A+ Aa A-

Burime bëjnë me dije për SYRI TV se policia ka arritur të zbardhë vrasjen e Briken Sanajt.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Autori dyshohet se ndodhet në Belgjikë.

Krimi ndodhi më 31 tetor, pasi viktima doli nga garazhi i makinave në trotuar. Autorët e kanë ndjekur në këmbë dhe dyshohet se me maska e kanë qëlluar me armë disa herë.

Nga hetimet parapake, hasmëria dyshohet të jetë motivi i krimit.

Sanaj, nga Lezha, ishte një emër i njohur për policinë, pavarësisht se rezulton me disa emra, pasi ishte i dyshuar për një plagosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco