Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në Fushë Krujë

Prokuroria e Tiranës: Lear Kurti ndërroi jetë nga mbidoza e kokainës

Prokuroria e Tiranës: Lear Kurti ndërroi jetë nga mbidoza e kokainës

09:31, 17/11/2022
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka publikuar ekspertizën mjeko-ligjore për Lear Kurtin, 32 vjeçarin, i cili vdiq pasi u shoqërua nga forcat policore.  Sipas njoftimit zyrtar, shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit është helmimi akut me lëndë narkotike të llojit kokainë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti.

Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike:

Mbidozim (helmimi) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkërisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco