Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

Masakroi adoleshentin për një orë ‘Rolex’, Apeli lë në burg autorin. Si u zbulua nga hetimet

Masakroi adoleshentin për një orë ‘Rolex’, Apeli lë në burg autorin. Si u zbulua nga hetimet

08:54, 17/11/2022
A+ Aa A-

Kristjan Cenaj nuk ia ka dalë të fitojë lirinë në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Gjatë një vendimi të marrë dje është lënë në fuqi masa e sigurisë “Arrest me burg” për të, pasi akuzohet për vrasjen e Maringlen Gjonajt, eshtrat e të cilit u gjetën në muajin prill të këtij viti në një zonë me shkurre në Fushë-Kuqe.

Në ekspertizën mjekoligjore të kryer në kafkën e gjetur në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, rezultoi se viktima ka pasur dëmtim në pjesën e kafkës dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e goditjes në kokë me sende të forta. Kristjan Cenaj u arrestua më 11 tetor, vetëm pak muaj pasi u gjetën eshtrat gjysmë të groposura në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin dhe 7 vite nga zhdukja e Mariglen Gjonajt.

Një operacion i koduar “Pritja”, çoi në pranga 30-vjeçarin, Cenaj, nga Mamurrasi, për të cilin organi i hetimit thotë se ka prova bindëse se është autor i vrasjes së adoleshentit dhe se qëllimi kryesor ka qenë grabitje e sendeve personale me vlerë që mbante viktima. Nga hetimet e kryera dyshohet se 30-vjeçari më 18 maj të vitit 2015, ka vrarë Mariglen Gjonajn, për ta vjedhur, pasi ditën e ngjarjes i riu kishte pasur një orë dore të markës “Rolex” me vlerë rreth 10 milionë lekë të vjetra dhe një varëse floriri.

Analizimi i tabulateve telefonike, si dhe nëpërmjet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit. Deri më tani, Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, por Prokuroria është e bindur se ai është autori. Eshtrat e Maringlen Gjonajt u gjeten në muajin prill të këtij viti në një zonë me ferra dhe shkurre ngjitur më rrugën “Fushë-Kuqe Adriatik” në Kurbin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco