Skandali/ Arbër Denizi mori 40 milionë lekë nga inceneratori i Tiranës

Skandali/ Arbër Denizi mori 40 milionë lekë nga inceneratori i Tiranës

12:51, 16/11/2022
A+ Aa A-

Policia e Shtetit po ekzekuton disa urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Mes personave për të cilët është lëshuar një urdhër-arrest rezulton edhe emri i Arbër Denizit. Ai është administrator i kompanisë Pivot O4, e cila në fakt ka marrë fonde edhe nga inceneratori i Elbasanit dhe i Tiranës.

Dy ditë më parë, deputetja e PL, Monika Kryemadhi tha se kjo firmë ka marrë plot 40 milionë lekë nga inceneratori i Tiranës.

“Pivot 04, kompania që ka çuar në sekuestrimin e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, ka marrë para nga inceneratori i Tiranës. Pse nuk e sekuestron SPAK edhe inceneratorin e Tiranës? S'ka asgjë komplekse, përveç faktit se paratë e shqiptarëve po shkojnë tek një vepër kriminale,” tha Kryemadhi.

Sipas hetimit të prokurorisë, Arbër Denizi, pronari i kompanisë Pivot 04, ka punuar si magazinier në hekurudhë me pagë 28 mijë lekë, ndërsa miqësia e tij me djalin e Lefter Kokës, Arbi Kokën vërtetohet sipas hetimit me udhëtimet e tyre të përbashkëta jashtë vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

timi bales16/11/2022 16:37

ky eshte drogazhi

Shto koment

Denonco