Vrasja e Lames dhe Saliut, Gjykata e Posaçme nuk pranon kërkesat e avokatëve të të pandehurve

Vrasja e Lames dhe Saliut, Gjykata e Posaçme nuk pranon kërkesat e avokatëve të të pandehurve

12:56, 14/11/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesat e të pandehurve për vrasjet e Vajdin Lames e Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005.

Avokatët mbrojtës kërkuan të quhet i pavlershëm ekspertimi mjeko-ligjor ndaj dëshmitarit te drejtësisë Luftar Reçi. Sipas avokatëve Reçi, vuan nga sëmundja e mitomanisë, që njihet si mashtrimi në mënyrë të vazhdueshme.

Në aktekspertimin e parë, mjekët kanë dalë në konkluzion se Reçi ka çrregullime të ankthit, por deklarimet e dhëna prej tij, në lidhje me zbardhjen e 2 ngjarjeve kriminale mund të merren si provë nga prokuroria.

Trupi gjykues i GJKKO-së i rrëzoi këto pretendime, ndërsa ia kaloi fjalën prokurorëve të çështjes për të komunikuar gjetjet hetimore mbi të cilat ngrihen akuzat ndaj të pandehurve Viktor Imeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Indrit Taullai. Akuza nuk i përfundoi dot të gjitha gjetjet për shkak se trupa gjykuese kërkoi ndërprerjen e seancës dhe shtyrë në datën 21 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco