Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ilir Turja

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit, Ilir Turja

10:18, 07/11/2022
A+ Aa A-

Prokurori i Prokurorisw sw Rrethit Gjyqwsor Duurws Ilir Turja wshtw shkarkuar nga detyra. Vendimi u mor ditwn e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit qw pwrbwhej nga Brunilda Bekteshi, kryetare, relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian. 

Turja u përball të enjten më 3 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore kundërshtoi analizën financiare që e kishte nxjerrë me mungesa të mëdha financiare për ndëtimin e një objekti të regjistruar në emrin e babait të tij në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshimet për fshehje të kësaj pasurie në emër të familjarëve.

Komisioni nuk konstatoi probleme për aspektin profesional, ndërkohë që nuk u njoftua ndonjë gjetje në kriterin e pastërtisë së figurës, lidhur me informacionet e siguruara prej Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK pas përditësimit të raportit, ku ngriheshin dyshime për veprime korruptive në një çështje.

Relatimi për prokurorin Ilir Turja u fokusua gjatë në një banesë në plazhin e Durrësit, në pronësi të babait të subjektit dhe në përdorim të këtij të fundit. Si burime krijimi të kësaj pasurie, Turja ka deklaruar kursimet familjare dhe një kredi në vlerën 6 milionë të marrë prej tij vitin 2010 për një apartament – por pas revokimit të asaj porosie, shuma në fjalë është shpenzuar për shtesa në shtëpinë private në emër të të atit. Banesa në plazh është vendosur si kolatral për kredinë e marrë. Nga hetimi ka rezultuar se babai i subjektit ka blerë në vitin 2002 truallin ku është ngritur banesa, ndërsa në 2003-shin ka nxjerrë leje për ndërtimin e një shtëpie trekatëshe. Ndërkohë, në vitin 2010, KRT Durrës ka miratuar leje për një shtesë anësore me tre kate + papafingo, ku investitor ka qenë po i ati. Qirko tha se dukej se ndërtimet e shtesës nuk janë përputhur me lejen e ndërtimit dhe për këtë shkak i është nënshtruar procesit të legalizimit.

Sipas relatores, janë kryer dhe dy ndërtime njëkatëshe dhe duket se në emër të babait të subjektit të rivlerësimit figurojnë tre objekte të lidhura me njëra – tjetrën, me sipërfaqe totale ndërtimi rreth 503 m2.

Ilir Turja e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco