Goditet me thikë shqiptari në Itali

Goditet me thikë shqiptari në Itali

10:17, 07/11/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Casarza Ligure. Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u godit në gjoks me thikë.

Dëshmitarët i thanë policisë se kanë qenë dy persona të cilët ndoqën me vrap shqiptar dhe e goditën me thikë. Më pas u arratisën në drejtim të paditur.

I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, si dhe për të arrestuar autorët. /tvklan.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco