‘Dhunuan 44 vjeçarin në bashkëpunim’/ Arrestohen në flagrancë 4 të rinjtë në Shkozë

‘Dhunuan 44 vjeçarin në bashkëpunim’/ Arrestohen në flagrancë 4 të rinjtë në Shkozë

12:46, 10/10/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë katër të rinj pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin ka dhunuar një 44 vjeçar në zonën e Shkozës.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit O. M., 27 vjeç, E. D., 22 vjeç, A. Gj, 20 vjeç, D. S., 21 vjeç, banues në Tiranë. Këta shetas, në Shkozë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. S., 44 vjeç.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. D., 26 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit O. M., 27 vjeç, E. D., 22 vjeç, A. Gj, 20 vjeç, D. S., 21 vjeç, banues në Tiranë. Këta shetas, në Shkozë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit A. S., 44 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

- H. L., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin A. Sh., 21 vjeç;

- A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Y. S., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Ky shtetas, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- R. P., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik", pasi nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

- E. I., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit;

-  K. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco