Dyshohet se i vuri flakën makinës së Deizi Arapit, i digjet Volksvageni në Bilisht

Dyshohet se i vuri flakën makinës së Deizi Arapit, i digjet Volksvageni në Bilisht

09:36, 10/10/2022
A+ Aa A-

Një makinë tip "Volksvagen", në pronësi të Marsel Bucit është djegur gjatë natës në Bilisht.

Djegia e makinës është bërë në derë të shtëpisë tek lagjia "Çezma e Madhe".

"Rreth orës 02:30, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në automjetin tip "Volksvagen" në pronësi të shtetasit M. B., i cili ka qenë i parkuar përpara banesës së tij," njoftoi policia.

Buci dyshohet se ka qenë autori i djegies së makinës të Deizi Arapit, më 25 shtator 2022, në Bilisht.

Vajza mësohet se atë kohë tha se kishte probleme me deputetin e PD Bledion Nallbati, pas pushimit nga puna të nënës së saj.

Ndërkohë Buci ka qenë punonjës i karburantit që deputeti Nallbati ka lëshuar me qira.

Zjarrvënia e sotme sipas policisë dyshohet e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco