Saimir Tahiri i drejtohet sërish Gjykatës, ja çfarë kërkon ish-ministri

Saimir Tahiri i drejtohet sërish Gjykatës, ja çfarë kërkon ish-ministri

08:51, 10/10/2022
A+ Aa A-

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili po vuan dënimin e formës së prerë ne burgun e Kosovës të Lushnjës, pasi është dënuar për shpërdorim detyre, do t’i rikthehet sërish dyerve të Gjykatës.

Burimet bëjnë me dije se Tahiri i ka dërguar sërish një kërkesë Gjykatës për njohjen e kohës së paraburgimit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se ditën e sotme Gjykata e Shkalles se Pare Elbasan do të mblidhet në orën 10:00 për të shqyrtuar kërkesën, ndërkohë që ka kërkuar që të jetë prezentë edhe Prokuroria e Elbasanit, e cila do të përfaqësohet nga Prokurori i Ekzekutimeve penale. 

Ish-ministri pretendon se ai e ka zbatuar atë dënim duke mbajtur çdo ditë kontakte me shërbimin e provës, deri në dhënien e vendimit nga Apeli më 4 shkurt të këtij viti. Kjo Gjykatë rrëzoi dënimin me shërbim prove duke e dërguar në burg ish-ministrin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco