FOTO/ Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim, disa të shoqëruar në Burrel

FOTO/ Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim, disa të shoqëruar në Burrel

20:35, 09/10/2022
A+ Aa A-

Policia në Burrel ka kryer kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim në mjete dhe lokale ndërsa deri më tani mësohet se ka disa persona të shoqëruar.

Njoftimi i Policisë
Operacionalja dhe Shqiponjat e Drejtorisë së Policisë Dibër zbresin në Burrel. Në sitë makina e lokale. Kontrolle për armë, drogë e persona në kërkim. Disa të shoqëruar. Burrel-Bulqizë.

Kontrolle të befasishme mbështetur me inteligjencë informative,  për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga forcat Operacionale dhe forca e Posaçme "Shqiponja" të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariateve  të Policisë Mat dhe Bulqizë.

Kontrolle po ushtrohen në lokale ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojrave të fatit, që frekuentohen nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e mbajnë armë zjarri.

Kontrollet  e befasishme  në gjithë qarkun  nga shërbimet operacionale dhe të rendit, si dhe monitorimi i akseve rrugore nga Policia Rrugore, vijojnë, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të  sigurisë publike dhe asaj rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco