VIDEO/ Makina nuk i ndalon postbllokut, FNSH qëllon me armë zjarri në Elbasan

23:17, 07/10/2022
A+ Aa A-

Gjatë operacionit të FNSH ku u sekuestruan rreth 1 kg heroinë, policia ka qëlluar edhe me armë zjarri.

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se të shtënat erdhën pasi personat që dyshohet se kishin lëndën narkotike nuk iu binden urdhrit për të ndaluar në një pikë postblloku.

Postblloku i FNSH ishte ngritur në afërsi të urës së Zarranikës. 

Pas të shtënave, FNSH dhe policia vendore e Elbasanit kanë arritur të ndalojnë automjetin e dyshimtë. 

Brenda në makinë janë gjetur rreth 1 kg lëndë narkotike heroinë. 

Nga ky operacion janë arrestuar disa persona. 

Kontrollet në Elbasan vijojnë nga uniformat blu për kapjen e personave në kërkim dhe ata që lëvizin me sende të kundraligjshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco