VIDEO/ Tre të plagosur në Vlorë

VIDEO/ Tre të plagosur në Vlorë

20:53, 06/10/2022
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Tre persona kanë mbetur të plagosur në Vlorë, pas një sulmi me thikë.

Gazetari i SYRI TV në Vlorë, raporton se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ’24 Maji’ në Vlorë.

Autor i plagosjes ka qëlluar dy persona dhe më pas edhe veten, duke e lënë të plagosur.

Policia e Vlorës/ Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco