Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

FOTO e ushtarakut/ Siguronte armë për grupin e vrasësve me pagesë

FOTO e ushtarakut/ Siguronte armë për grupin e vrasësve me pagesë

11:22, 05/10/2022
A+ Aa A-

SYRI TV ka siguruar fotografinë e Altin Celamit, ushtarakut 43-vjeçar që u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Porositësi’.

Burimt raportojnë se ai iu siguronte armë grupit të vrasësve me pagesë, ndaj edhe është pezulluar nga funksionet ushtarake.

Celami ishte ushtarak në repartin e Pezë Helmës në Tiranë.

Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”. 

Hetuesit kanë zbuluar se ky shtetas, kishte blerë dy armë zjarri në Durrës ndërsa po hetohet rreth pistave të ndryshme, nëse është porositur dhe i kishte për llogari të dikujt apo motiv tjetër. Nga Ministria e Mbrojtjes mësohet se Celami do të përjashtohet nga radhët e ushtrisë për shkelje të rëndë. 

Një ditë më parë Policia e Durrësit njoftoi shkatërrimin e një grupi që kryente vrasje me pagesë duke vënë në pranga 15 persona, e duke zbardhur disa ngjarje kriminale nga dëshmia e vëllezërve Gentjan e Indrit Beqiraj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco