20 kg kanabis në proces tharje, arrestohet 41 vjeçari që shpërndante drogë në Fushë-Krujë

20 kg kanabis në proces tharje, arrestohet 41 vjeçari që shpërndante drogë në Fushë-Krujë

09:49, 05/10/2022
A+ Aa A-

Sekuestrohen rreth 20 kg kanabis në proces tharjeje dhe vihet në pranga 41-vjeçari që e mbante lëndën narkotike në banesë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë finalizuar operacioni e koduar “Home”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

-E. M., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 41-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco