FOTO/ Greqi: Shqiptari i gjakosur i grupit kriminal, pak pasi u qëllua nga policia greke

FOTO/ Greqi: Shqiptari i gjakosur i grupit kriminal, pak pasi u qëllua nga policia greke

12:09, 29/09/2022
A+ Aa A-

Athinë- Këto janë pamjet e 30-vjeçarit shqiptar të plagosur nga policia greke gjatë operacionit në Universitetin Politeknik të Zografou, që dyshohet se ishte lideri i bandës kriminale që vepronte në zonë dhe kishte marrë në kontroll rezidencat e studentëve.

Gjatë operacionit policor, ai dyshohet se i është afruar polices dhe e ka pyetur nëse kishte veshur jelek antiplumb, duke tentuar ta plagosë me një kaçavidë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë operacionit 35-vjeçarja është ndjerë keq dhe është larguar, po gjatë largimit, ajo është sulmuar nga një shqiptar 30-vjeçar me precedent penalë,  të cilin e ka plagosur duke përdorur armën e shërbimit.

Image

Anëtarët e tri bandave trafikonin armë dhe drogë, ruanin sende të vjedhura, por strehonin edhe familjet e tyre në ambientet e studentëve, shkruan media greke.

Për më shumë se katër vite të tëra, katet e rezidencës së vjetër studentore në Universitetin e Teknologjisë Zografou ishin bërë të tyret nga banditët e pamëshirshëm shqiptarë, anëtarë të grupit mafioze që përhapte terror dhe panik mes studentëve. 

Anëtarët e tri bandave trafikonin armë dhe drogë, kryenin grabitje, ruanin sende të vjedhura, por edhe strehonin… familjet e tyre! Madje, guximi i tyre arriti deri në atë pikë sa të bënin kontroll të armatosur... ndaj kujtdo që hynte apo dilte nga Universiteti Politeknik!

Sipas policisë greke, e cila ka bërë gjithsej 32 arrestime, në godinë kanë qenë të vendosura tre organizata kriminale, dy prej të cilave kishin marrë përsipër grabitjet, ndërsa e treta merrej me drogë.

Dy të parët drejtoheshin nga famëkeqi “Esko”, i cili kishte edhe “mbikëqyrjen” mbi grupin e tretë kriminal, ku pjesa më e madhe e anëtarëve ishin përfshirë edhe në incidente dhune nga tifozët.

Anëtarët e bandës së parë dhe të dytë kishin zënë më shumë se dhjetë dhoma në katin e 7-të të pallatit dhe nuk lejonin askënd të afrohej. Ata terrorizonin studentët e kualifikuar që banonin në konvikt duke bërë “kontroll me fytyrë” dhe duke i kërcënuar me rrahje të pamëshirshme, derisa u pushtonin dhomat me “këtë dua”.

Dy shqiptarët e arrestuar ishin anëtarë të bandës së kallashnikovëve që grabitnin shtëpitë e banorëve në periferi jugore dhe përdhunonin gratë që nga viti 2012. 

Në dënimet e tyre të mëparshme, atyre u ishte ndaluar të dilnin jashtë vendit. 

30-vjeçari “Esko”, i plagosur gjatë operacionit të policisë, jetonte me partneren, foshnjën e sapolindur, nënën dhe vëllanë e tij në dhomat e pallatit nëntëkatësh ku ndodheshin dhomat e studentëve.

30-vjeçari  i cili po trajtohet në njesinë e Kryqit të Kuq, ka pesë urdhër arresti të pakryera për grabitje, armë dhe drogë, por edhe një dosje për rrëmbimin e fëmijës të një gazetareje - atëherë 17-vjeçar.

Prej katër vitesh, Policia greke nuk ishte marrë me autorin e tre grupeve kriminale në ambientet e universitetit e për pasojë gëzonin... azil dhe endeshin të pashqetësuar në zonën e gjerë duke kryer grabitje, sulme dhe rrahje, ndërkohë që kishin plaçkiturzyrat e profesorëve dhe laboratorët si të Universitetit Kapodistrian ashtu edhe të Politeknikut.

Sipas informacioneve, rektori i EKPA-s, i cili ka qenë në dijeni të situatës në rezidencat e studentëve, është thirrur pak ditë më parë për të dhënë një deklaratë në Sigurimin e Athinës.

Në total janë arrestuar 32 anëtarë të tre bandave, përkatësisht 9 nga grupi i parë kriminal, 14 nga i dyti dhe nëntë nga i treti. Nëntë nga drejtuesit e tyre qëndronin në dhomat e Universitetit Politeknik dhe 12 të tjerë "hynin e dilnin" herë pas here, duke frikësuar, rrahur dhe kërcënuar rojet dhe studentët. 

Policia greke sekuestroi katër automjete, dy pistoleta, 50 fishekë, shkopa, një thikë, madje edhe kanabis dhe 7500 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco