Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Goditen 5 raste të ushtrimit të lojërave të fatit, arrestohen 3 persona në Tiranë

Goditen 5 raste të ushtrimit të lojërave të fatit, arrestohen 3 persona në Tiranë

11:33, 25/09/2022
A+ Aa A-

Policia në Tiranë ka goditur pesë raste të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Policia e Tiranës njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë:

– D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”;
– K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Besim Alla”;
-M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Gjithashtu, u proceduan penalisht E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç.

Sipas njoftimit, të arrestuarit u kapën në flagrancë duke organizuar baste sportive, ndërsa gjatë kontrollit të një ambienti në rrugën “Belul Hatibi”, në pronësi të shtetasit Xh. K., u konstatuan makineta që shërbejnë për lojëra fati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco