Faruk Ozer do arratisej nga Shqipëria në rrugë detare

Faruk Ozer do arratisej nga Shqipëria në rrugë detare

10:45, 01/09/2022
A+ Aa A-

Ozer ishte shkëputur nga Elbasani, nga lagjia “5 Maji”, ku jetonte prej muajsh në një banesë me qira dhe ishte zhvendosur në Jug të Shqipërisë për të shijuar disa ditë pushimesh. Pikërisht në resortin ku ishte instaluar në shoqërinë e disa personave të tjerë, Ozer u prangos. Bashkë me të u arrestuan edhe dy shqiptarë.

Faruk Fatih Ozer, 28-vjeçari turk që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve po planifikonte të arratisej nga Shqipëria. Mediat turke shkruajnë se Ozer po planifikonte të largohej nga Shqipëria në rrugë detare, disa muaj pasi ishte strehuar në Elbasan. Pas kësaj indicieje, Turqia kishte nisur dy zyrtarë në vendin tonë për të bashkëpunuar me drejtësinë vendase në mënyrë që të arrihej kapja e Ozer.

Dhe më 30 gusht ndodhi. Ozer ishte shkëputur nga Elbasani, nga lagjia “5 Maji”, ku jetonte prej muajsh në një banesë me qira dhe ishte zhvendosur në Jug të Shqipërisë për të shijuar disa ditë pushimesh. Pikërisht në resortin ku ishte instaluar në shoqërinë e disa personave të tjerë, Ozer u prangos. Bashkë me të u arrestuan edhe dy shqiptarë.

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Megjithatë, sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40.562 vjet për 3 krime. Por ajo që shkaktoi më shumë bujë ishte fakti që gjatë bujës së arratisjes së Özer, u publikua fotografia e tij dhe e ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu.

Në valën e kërkimi, mmë 20 prill, Ozer ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania, e nga pamjet e marra nga aeroporti në Rinas, Ozer shihej duke u transportuar nga hoteli në aeroportin ‘Nënë Tereza’, në një tjetër destinacion. Derisa dy ditë më parë, arratia e tij mori fund.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco