I qetë para mediave/ Vëllavrasësi: Respekto që të respektohesh!

I qetë para mediave/ Vëllavrasësi: Respekto që të respektohesh!

10:05, 01/09/2022
A+ Aa A-

Vëllavrasësi Arsen Muskurti është shfaqur sot para gjyqit i qetë, i sigurtë dhe duke përshëndetur mediat me dorë. Ai u dërgua në gjyq për të dëgjuar masën e sigurisë për ekzekutimin makabër të të vëllait Dritanit dhe të gruas së Dritanit, Norës, dy ditë më parë në Tiranë për çështje pronësie.

Sjellja e tij e habitshme, pa shenja keqardhje në mimikë, qoftë edhe të shtirura, ngre dyshime për atë ç’ka përpunon truri i tij këto ditë.

I radikalizuar? I çmendur? Nuk mund të gjykojmë. Por më 22 gusht në profilin e tij në Fb, vëllavrasësi Arsen Muskurti nën emrin e ndryshuar ka lënë një “këshillë” për gjithë ne të tjerët, “këshilla” e fundit para se të vriste njeriun e tij më të afërt: “Fakti që ti i respekton të tjerët, kjo s'do të thotë se ke nevojë për ta, por është një parim që e ke mësuar prej fesë dhe edukatës tënde. Prandaj, respekto, që të respektohesh”.

Pak minuta më pas, gjykata dha masën e sigurisë "arrest me burg" për të./ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco