VIDEO/ U qëllua për vdekje me armë pas një konflikti, del fotoja e viktimës në Elbasan, autor një 20-vjeçar

22:37, 17/08/2022
A+ Aa A-

Personi në foto është Madrit Ulqinaku 25 vjeç i cili u vra me armë zjarri këtë mbrëmje ne qytetin e Elbasanit.

Autori i dyshuar është K.Sh., 20 vjeç i cili ka qëlluar për vdekje Ulqinakun pas një konflikti çasti.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë

Më datë 17.08.2022, rreth orës 21:50, në lagjen "Kongresi",  Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa të rinjve, dyshohet se shtetasi K.SH, rreth 20 vjeç,  ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi M. U., rreth 25 vjeç, banues në Elbasan. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES17/08/2022 22:50

Nuk e rruajne fare nga policia patronazhistet ne Elbasan!! Te gjithe rrine me kobure ne brez, me automatike neper makine pa e rruajtur bythen fare nga policia e pushtetit!! Sot nen udheheqjen kriminale dhe nen sundimin narko-mafioz te kryekriminelit te Shqiperise, sulltan-satrapit gjakataro-grabitqar te Surrelit, Edvin Kristaq Rama, Shqiperia dhe Elbasani eshte kthyer njesoj si Palermo e viteve 1980!! Por DASH i ka akoma te plasura syte, i ka te shpuara cipat e vesheve!!! Pse keshtu ka qene Elbasani dhe e gjithe Shqiperia ne 8 vitet e qeverisjes se Non-Grates, Dr. Prof. Sali Berisha!!! Pse nuk vjen per nje vizite zyrtare ne Shqiperi, Presidenti Biden, sic erdhi Presidenti Bush??

Shto koment

Denonco