VIDEO-SYRI/ Shpallet në kërkim babai i Florenc Çapjes, Fejzulla Çapja ndihmoi të birin në vrasje

11:05, 17/08/2022
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit shpall në kërkim Fejzulla Çapjan, babanë e të shumëkërkuarit Florenc Çapja. Shpallja në kërkim e 64-vjeçarit u bë pasi në servisin e tij u gjet një mjet i vjedhur që dyshohet se është përdorur në ngjarje kriminale. Ndaj Fejzulla Çapjas është ngritur akuza e  sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje. Dumani pak kohë më parë dëshmoi se Çapjat i kishin kërkuar vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut  Qazim Sejdini.

Nga SYRI TV

Fejzulla Çapja, babai i të shumëkërkuarit nga drejtësia Florenc Çapja është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pas një kontrolli të befasishëm në bizneset e tij  që kishte si objektiv final prangosjen e Florenc Çapjes, për të cilin autoritet disponojnë informacion se është rikthyer në Shqipëri.  

64-vjeçari Fejzulla Capja u shpall në kërkim pasi në  servisin e tij në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu”  është gjetur një makinë tip "Alfa Romeo", pa targa, e cila rezulton e vjedhur në Kavajë, në  18 prill të 2019.

Në brendësi të automjetit u gjeten targa të vjedhura kapele policie dhe këllëf për mbajtje arme, ndërkohë ka dyshime të forta se ky mjet mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale.

Policia dhe Prokuroria kanë dyshime se Fejzulla Çapja, ka ndihmuar të birin për finalizimin e ngjarjeve kriminale, teksa akuzat e ngritura ndaj 64-vjeçarit janë "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje".

Syri Televizion mëson se ky operacion  ka ardhur pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, sipas të cilit Çapjat i kishin kërkuar ekzekutimin e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Dumani në dëshminë e tij pat deklaruar se për ketë mision ishte vjedhur dhe një automjet, që dyshohet pikërisht makina tip Alfa Romero që u gjet në servilin e familjes Capja.

Florenc Çapja është një prej emrave më të njohur të botës së krimit në  Shqipëri, teksa nga informacione jozyrtare ai ndodhet në Dubai.

Pikërisht në këtë vend Florenc Çapja është arrestuar muaj më parë, por autoritetet shqiptare nuk bënë dot të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Lexo edhe: Dubai refuzon ekstradimin e Florenc Çapjas, si e bindi avokatja gjykatën

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco