Elbasan: Shpallet në kërkim edhe babai i Florenc Çapjes pas kontrollit të beftë në servis

Elbasan: Shpallet në kërkim edhe babai i Florenc Çapjes pas kontrollit të beftë në servis

10:25, 17/08/2022
A+ Aa A-

Edhe babai i Florenc Çapjes, një personi të shpallur në kërkim për një sërë ngjarjesh kriminale në Elbasan, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit njësoj si i biri, pasi në servisin e tij në këtë qytet u gjetën fishekë, veshje të policisë dhe një makinë e vjedhur me targa të vjedhura.

Hetuesit e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit bënë kontroll në servisin në pronësi të 64-vjeçarit Fejzulla Çapja në lagjen “Emin Matraxhiu”, me qëllim kapjen e djalit të tij të shpallur në kërkim, Florenc Çapjes, të cilin nuk e gjeti.

Policia njoftoi se “gjatë kontrollit në servisin e babait të shtetasit të kërkuar u gjet një automjet "Alfa Romeo" pa targa, i  vjedhur në Kavajë më datë 18 prill 2019. Ndërsa në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, që gjithashtu rezultuan të vjedhura në Elbasan më datë 29 qershor 2020 si dhe fishekë luftarakë dhe një aparat celular.

Në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën edhe një kapele me stemën e Policisë si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit Fejzulla Çapja për tri vepra penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje" dhe vijon puna  për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit.

"Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale,” nënvizoi Policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco