Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Vrasja në Fushë-Krujë/ Kapet autori, tentoi të arratisej drejt Greqisë

Vrasja në Fushë-Krujë/ Kapet autori, tentoi të arratisej drejt Greqisë

09:37, 12/08/2022
A+ Aa A-

Arrestohet Klodian Keqi, autori i dyshuar për vrasjen që ndodhi dy ditë më parë në Fushë-Krujë.

Kreqi ka rënë në prangat e policisë gjatë mesnatës, ndërsa mësohet se ai po tentonte të arratisej drejt Greqisë.

Në momentin e arrestimit, Keqit nuk është i gjetur armë me vete. Keqi e qëlloi bashkëfshatarin e tij, Luan Hushi, me breshëri kallashnikovi për vdekje. Uniformat blu vijojnë kërkimet për gjetjen e armës të cilën dyshohet se Keqi e ka përdorur në momentin e krimit.

Si ndodhi ngjarja?

Një sherr për prerjen e druve, mes Luan Hushit dhe Klodian Keqi, ka çuar deri në përdorimin e armës nga ky i fundit. Pa debatit mes tyre, dyshohet se Keqi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi Hushin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Klodian Keqi, rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2010, Keqi sëbashku më vëllanë e tij kanë tentuar të vrasin një person, Mustafa Dacin. Shkak është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur familja Keqi dhe Daci më parë për çështje pronësie. Mes tyre kishte pasur edhe më parë përplasje, por në 2010 dy familjet patën shkëmbim me armë zjarri në mes të rrugës. Nga shkëmbimi me armë zjarri në atë kohë, mbetën të plagosur Mustafa Daci dhe vëllai i Klodianit, Jetmir Keqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco