Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ 'Tymi apokaliptik në Shkodër, në pritje të dorës së zotit se e shtetit nuk ekziston'

19:08, 08/08/2022
A+ Aa A-

Nga Imam Muhamed Sytari 

Kjo pamje që shihni nuk është as eklipsi i diellit, as re që sjellin shi.

Janë shtëllunga tymi që kanë kapluar qytetin e Shkodrës. Është rrethuar qyteti nga kjo pamje e dhimbshme dhe e frikshme njëkohësisht. Pyjet tona digjen dhe nuk dëgjohet asnjë sirenë, asnjë helikopter që duhet të ishte për të shuar zjarret e për të eliminuar këtë pamje e shfaqje të dhimbshme, jo vetëm zjarret që përhapen në verë dhe nuk dua të vë gishtin tek askush, por të tërheq vëmendjen drejt një realiteti me të cilin thuajse po mësohemi vit pas viti e sidomos verë pas vere.

Pyjet tona që digjen, malet që digjen, edhe bashkë me djegien e pemëve shkon dhe një pjesë e mirë e asaj frymëmarrje të pastër të qytetit, por jo vetëm kaq.

Lajmet që dëgjojmë cdo ditë, sidomos ato që lidhen me liqenin dhe rrjedhën e lumenjve nuk janë aspak të këndshme. Shohim se si nuk ka asnjë interesim për pastrimin e Bunës.

Shohim se si ujërat e zeza derdhen në Bunë pa asnjë kriter, shohim se si rrjedha e Drinit është deformuar dhe janë vendosur barriera e digave që i devijojnë rrjedhën Drinit dhe një Zot e di se çfarë dëmesh do të sjellin. A ka një përgjegjës për këtë?

A duhet dikush të ngrejë zërin për këtë? A kemi ne institucione që duhet të marrin masa? A kemi institucione që duhet të marrin masa? A duhet të kemi qeveri që duhet të ketë ligje të forta për atë të cilët prekin pastërtinë e ujit, rrjedhat e lumenjve, këtë mirësi të madhe që kemi, a kemi ligje që ndalojnë dhe ka masa të rrepta për ata që abuzojnë me këto mirësi komunitare apo duhet të mjaftohemi me këto pamje?

Ankesa jonë i drejtohet Zotit dhe gjithësisë. Ata që prekin këto vlera, mirësi e bekime, ia lëmë Zotit në dorë por nuk jemi shoqëri primitive. Duket sikur edhe rrezet e Diellit nuk depërtojnë. Si të jetë eklips. E gjithë kjo tymnajë e madhe ku shkon, a jep dikush llogari apo thjesht fotografojnë e filmojmë dhe heqim një barrë? Jo, duhet të ketë lëvizje më të madhe, përgjegjësi më të madhe. Ata që janë fajtorë duhet të marrin atë që i takon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco