EMRI/ Prangoset 20-vjeçari në Fier, kundërshtoi forcat e policisë

EMRI/ Prangoset 20-vjeçari në Fier, kundërshtoi forcat e policisë

13:21, 01/07/2022
A+ Aa A-

Kundërshtoi punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihet në pranga 20-vjeçari.

Në Fier u arrestua për kundërshtim të punonjësit të policisë shtetasi Kevin Muho

Njoftimi i plotë:

Fier

Kundërshtoi punonjësin e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, vihet në pranga 20-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", pasi ka kundërshtuar punonjësin e Patrullës së Përgjithshme, duke mos pranuar të paraqesë dokumentacionin e automjetit që drejtonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco