VIDEO-SYRI TV/ Dëshmitë e Nuredin Dumanit tronditin opinionin, zbërthehen 17 krime të rënda

15:49, 20/05/2022
A+ Aa A-

Zbërthimi i Nuredin Dumanit para prokurorëve të SPAK, ka nxjerrë në pah skenarë tronditës, që janë përdorur për të kryer vrasje dhe atentate. Ato nisin nga viti 2011, me vrasjen e Elvis Dedajt dhe një vit më pas të nënës së tij që nuk i linte të qetë, duke përfunduar më ‘rrëzimin’ përfundimtar të ‘killerit’ në Papër dy muaj më parë. Të gjitha janë bërë përkundrejt një shpërblimi monetar, duke nisur nga 10 mijë deri në 200 mijë euro.

Nga SYRI TV

Dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, kanë hedhur dritë mbi dhjetra ngjarje kriminale që nga viti 2011 e në vijim. Në fashikujt e dosjes hetimore, për disa nga krimet të ndodhura në qytete të ndryshme të vendit, rrëfimet e Nuredin Dumanit janë tronditëse. Sa i përket Elbasanit, evidentohet vrasja e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, ku Dumani tregon se e ka tentuar ta ekzekutojë pikërisht me armën që i kishte falur ish-miku i ngushtë ti tij.

‘2 ditë para vrasjes së Bujarit, miku im Klevis Kapllani u ekzekutua në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Vendosa në dijeni Erjon Alibej se do organizoja vrasjen e Talo Çelës për të marrë hakun e shokut tim. I thashë Erjonit do t’i jap çunave 60.000 euro, Enverit Divës dhe Besmir Xhixhës. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari kisha informator Eljo Bitrin. Unë shkova për ta qëlluar, por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Arma mu bllokua, Besi e kreu ekzekutimin’.

Nuredin Dumani ka pasur në ngarkim vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Henrik Hoxhaj tregon se Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri i kishin premtuar 200 mijë euro.

Henrik Hoxhaj rrëfen:

‘E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi, ndodhi pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro’

Dëshmia e Nuredin Dumanit vijon me detajet të krimeve të tjera që janë të frikshme. Ai ka treguar se si kishte refuzuar që të vriste ish-gruan e avokatit Alban Bengasi me të cilën ishte në proces divorci.

‘Ma kërkoi me ngulm Festim Qoli, pasi donte t`ia bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Festimi donte patjetër që t'i thyenim një këmbë ose një dorë. Me Eljo Bitrin zbatuam porosinë. Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arritur kërkesa e tij. Mesa di unë nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë. Më tha se rrahja e saj vetëm sa ia kishte shtuar inatin dhe për këtë e donte të vdekur kundrejt 120 mijë eurove. Nuk pranova, i thashë se janë pak para për të vrarë një grua’.

Në Tiranë ishte porositur një tjetër vrasje, ajo e biznesmenit Lulzim Masha, e cila sipas Dumanit u kërkua nga Suel Çela përkundrejt 150 mijë eurove. 35-vjeçari ia la në dorë që ta organizonte Henrik Hoxhaj, e më pas ta ekzekutonte Skerdi Tasi. Por nuk ia dolën dot. Për vrasjen është paguar kapari prej 10 mijë euro.

Kthehemi pas në vite, dhe në një qytet tjetër, atë të Durrësit, tek ekzekutimi i Elvis Dedajt në 2011, ku armiqtë nuk u mjaftuan me të, por një vit më pas i ekzekutojnë edhe të ëmën, pasi nuk po i linte të qetë me ankesat për vrasjen e të birit.

‘Ervis Deden e kishte vrarë Festim Qoli, i cili e kishte mbyllur çështjen për të ciëln më tha se vetëm këtyre ‘qenve’ këtu në Durrës ju kam dhënë 200.000 Euro. Aty jam njohur edhe me Henriko Hoxhën dhe kam mësuar se ky së bashku me Festimin e kishin vrarë Elvisin... Talo e kishte me qef ta vriste Fatmirën në varreza, ku shkonte tek vendi ku prehej i biri, por unë nuk pranova dhe vendosëm ta presim në garazhd’.

200 mijë euro ishin ofruar nga Suel Çela për të eliminuar biznesmenin Elton Kila, më 29 mars të këtij viti, pikërisht data ku Dumani mbeti i plagosur dhe më pas u arrestua në qytetin e Fierit. Këtu nis edhe rënia e Nuredin Dumanit. ‘Pendito’ tjetër Henrik Hoxha rrëfen:

‘Nuredini më ka premtuar se do të paguhej 70 000 Euro. E kisha të vështirë ta bëja vetëm ndaj Nuredini u kthye nga Kosova ta bënim bashkë… Qëndrova tek një lavazh për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh.  Rrugës për tek ai më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë, nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Më tha se 3 persona të maskuar kishin qëlluar ndaj tij…’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco