Bilanci i COVID/ Bien ndjeshëm infektimet, ja sa raste u regjistruan në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ Bien ndjeshëm infektimet, ja sa raste u regjistruan në 24 orët e fundit

17:34, 02/05/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus nga 535 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën nga COVID në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 5 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 52 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 271,306 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në të gjithë vendin mësohet se janë 375 raste aktive me koronavirus. Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 6 në Tiranë, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Patos, Himarë.  

Statistika (02 Maj 2022)
Raste të reja ditore           10
Të shëruar në 24 orë        52
Të shtruar në spitale         5
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 835 

Testime totale               1,807,808
Raste pozitive                  275,177
Raste të shëruara            271,306
Raste Aktive                         375
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            235
Fier                  46
Vlorë               35
Gjirokastër     13
Shkodër         11
Elbasan          9
Korçë              9
Durrës              7
Berat                4
Kukës               3
Lezhë               3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco