Xhaferri për ngjarjen e rëndë në Korçë: Institucionet neglizhuan gruan me probleme mendore

17:23, 02/05/2022
A+ Aa A-

Psikologia Almeida Xhaferri komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një foshnjë u gjet e vdekur në një banesë e futur brenda një valixheje nga nëna e saj. Xhaferri theksoi se ka pasur mungesë të theksuar kujdesi ndaj pacientes që vuante nga problemet e shëndetit mendor.

"Lihet vetëm, e braktisur, i lihet dhe fëmija aty. Personalisht ndjeva një shkarkim të përgjegjësisë nga të gjithë, justifikonin të gjithë rrethanat e tyre. Komuniteti po ashtu shkarkon përgjegjësinë.

Çfarë bëri mjekur kur ajo një vit më parë ishte agresive dhe refuzonte të mjekohej? Mjeku duhet të vendoste hospitalizimin e detyrueshëm."-deklaroi Xhaferri.

Almeida Xhaferri është e mendimit se një pacient agresiv kërkon një monitorim të vazhdueshëm, pra sipas saj, gruaja me probleme të shëndetit mendor është neglizhuar nga autoritetet.

Ka pasur shkarkim të përgjegjësisë. E pamundur që një grua, një gruaje po i rritet barku çdo ditë, e pamundur që një nënë të mos kuptojë se e ka vajzën shtatzënë. Familjarët t’i bënin një vizitë tek mjeku.”-tha Xhaferri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco