FOTO/ Një tjetër autobus urban përplaset në Tiranë

FOTO/ Një tjetër autobus urban përplaset në Tiranë

13:22, 02/05/2022
A+ Aa A-

Një tjetër autobus urban është përplasur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Fakultetit të Shkencave në Bulevardin ‘Zogu i Parë’.

Autobusi i linjës së ‘Qyteti Studenti’ - ‘Jordan Misja’ është përplasur në kabinën e stacionit e pasagjerëve në bulevardin ‘Zogu i Parë’.

Ngjarja nuk ka sjellë të plagosur thotë policia, ndërsa burime nga grupi i hetimit thonë se zona është e rrëshqitshme pas punimeve në bulevard.

Pak ditë më parë një autobus i linjës së ‘Unazës’ doli nga rruga e përfundoi në Lanë. Nga ky aksident u plagosën 5 persona dhe paniku ishte i madh.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin ‘Zogu I’, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e  vendqëndrimit të  stacionit të autobusit.

Si pasojë  ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco