VIDEO/ Psikiatrja: Nëna e sëmurë, e pamjekuar, jashtë realitetit, thotë që fëmijën e ka lindur një person tjetër!

VIDEO/ Psikiatrja: Nëna e sëmurë, e pamjekuar, jashtë realitetit, thotë që fëmijën e ka lindur një person tjetër!

12:00, 02/05/2022
A+ Aa A-

Paraqitet e rëndë, gjendja e gruas së sëmurë mendore në Korçë, e cila dyshohet se e mbylli në një valixhe foshnjen e sapolindur afro një muaj më parë, ku dhe u gjet e vdekur. Gazetarja e SYRI TV ka zbuluar disa hollësi të tjera për gjendjen e kësaj gruaje, pas vizitës tek specialistët e Urgjencës së spitalit të Korçës.

Mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode dha një vlerësim të plotë mbi pacienten përpara mediave, që mund të ndiqet në video.

Ndër të tjera, Bode u shpreh se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40-vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur ka qenë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë, por 40-vjeçarja ka kundërshtuar.

Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor tre vjet më parë, por nuk pranonte të mjekohej. 40- vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor, psikotike, për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin, duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

Trupin e të sapolindurit në një valixhe e zbuloi i shoqi i gruas, pasi u kthye nga emigracioni.

Korçë, foshnja e sapolindur gjendet e vdekur në valixhe, nëna e sëmurë mendore

‘VIDEO/ Shumë e sëmurë e gjora, edhe djalin me të meta’: Fqinjët e gruas që vrau foshnjen e sapolindur

Kontrollohet nga neuro-psikiatrja, nëna që dyshohet se vrau foshnjen në Korçë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco