Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Nisi hyrja pa kufizime Covid në Shqipëri, në të gjitha pikat kufitare

Nisi hyrja pa kufizime Covid në Shqipëri, në të gjitha pikat kufitare

10:43, 01/05/2022
A+ Aa A-

Vendi ynë ka hequr të gjitha kufizimet e Covid-19 për shtetasit që futen në territorin e Shqipërisë. Vendimi është marrë nga Komiteti i Eksperteve dhe sot është zbatuar zyrtarisht në të gjitha pikat kufitare: tokësore,detare e ajrore.

Gazetari i SYRI TV nga Kukësi njofton se në pikën kufitare të Morinit janë shtuar sportelet nga 5 në 7 si dhe një sportel tjetër lëvizës është përqendruar para P.K.K. Ndërkohë këtë fundjavë, duke shfrytëzuar edhe kohën e mirë, shumë qytetarë kosovarë po hyjnë në Shqipëri nëpërmjet Morinit. Ata e mirëpresin heqjen e këtyre kufizimeve.

Pala kosovare nuk ka marrë akoma vendim për zbatimin e heqjes së kufizimeve në kufi. Sipas informacioneve të marra në P.K.K Vërmicë puna për kontrollin e çertifikatave të vaksinimit dhe rregullave të pandemisë kërkohet edhe sot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco