Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

Arrestohen pas një viti/ Kush janë të ‘fortët’ e Bulqizës që qëlluan me breshëri plumbash ‘konkurrentët’

Arrestohen pas një viti/ Kush janë të ‘fortët’ e Bulqizës që qëlluan me breshëri plumbash ‘konkurrentët’

12:46, 26/01/2022
A+ Aa A-

Prej vitesh banorë të Njësisë Administrative Zerqan në rrethin e Bulqizës janë përfshirë në konflikte mes tyre për shfrytëzimin e zonave minerare në fshatin Tërnovë.

Minierat e braktisura janë “menaxhuar” nga të fortët e zonës, ndërkohë që “mollë sherri” një vit më parë është bërë leja e dikasterit të industrisë për ndërtimin e një fabrike pasurimi të kromit në zonën mineralmbajtëse të Tërnovës – një zonë me galeri të shumta, por me mineral të varfër.

Për pasurimin e mineralit kërkohet fabrika e pasurimit.

Sapo ka nisur hedhja e themeleve të fabrikës, fiset Tollja e Zeneli janë përfshirë në konflikt mes tyre. Të dyja palët pretendojnë pronësinë, por ndërkohë hapësira është tokë shtetërore, shkruan panorama.

Konflikti me armë

Dy vite më parë, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, për shkak të konflikteve të mëparshme, Shaqir Tollja me kushëririn e tij Erlind Tollja, teksa udhëtonin me automjetin e tyre, janë përplasur me armë zjarri me Besmir Zenelin dhe Aleksandër Algerin.

Disa plumba përshkuan mjetin e shtetasit Erlind Tollja, por fatmirësisht nuk pati viktima. Dy kushërinjtë u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Bulqizë për të dhënë sqarimet e nevojshme pranë oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Shaqir Tollja, pasi i shpëtoi atentatit, i tha grupit hetimor se Besmir Zeneli e ka rrahur më parë atë dhe djalin e tij 15-vjeçar dhe pas denoncimit në Polici nuk është bërë asgjë, madje akuzoi autoritetet lokale të Policisë se bashkëpunojnë me të.

Tollja sqaroi dy vite më parë se: “Fabrikën e përpunimit të kromit nuk e ka familja ime, por kushërinjtë. Vetëm se kemi mbiemrin e njëjtë, Besmir Zeneli na sulmon më mënyrë të vazhdueshme.

Ai ka qëlluar djalin tim 15 vjeç, më ka rrahur mua dhe tani tentoi të vrasë djalin tim 26 vjeç. Fabrika e pasur imit aktualisht është e mbyllur, por më parë ka qenë në bashkëpronësi mes Zenelit dhe kushërinjve të mi. Unë jam minator, nuk kam fabrikë. Zenelin e kam denoncuar në Polici, por Policia nuk ka marrë asnjë masë.

Dyshojmë se ka lidhje me shefin e Komisariatit. Ende nuk është arrestuar edhe pas ngjarjes së sotme”, deklaronte asokohe Tollja.

Operacioni

Burime të besueshme sqarojnë se personat që u përfshinë në konfliktin me armë, çka mund të kishte pasoja fatale, qëndronim në Tiranë dhe qarkullonin lirshëm. Mirëpo Policia e Dibrës njoftoi dje se ka finalizuar operacionin e koduar “Liqeni i Zi”, në kuadër të të cilit janë arrestuar shtetasit Shaqir Tollja, Erlind Tollja dhe Loraldo Lika, të cilët janë lënë në burg nga gjykata, ndërsa Aleksandër Algeri është lënë në arrest shtëpie.

Personat në fjalë akuzohen për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Mbajte pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco