VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Lamçes, ja sa vite burg kërkohet për dhëndrin e Qazim Sejdinit

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Lamçes, ja sa vite burg kërkohet për dhëndrin e Qazim Sejdinit

10:45, 26/01/2022
A+ Aa A-

52 vite dhe 6 muaj burg ka kërkuar Prokuroria për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamçe në Elbasan. 

Për Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, i akuzuar për “Vrasje me dashje në bashkëpunim” u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht, shkruan Balkanweb.

Për Adriano Hajdarin, i akuzuar për ‘Vrasje me dashje në bashkëpunim’, u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.

Për Amadeus Lamçjan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore" u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim.

Për Mehmet Muçan, i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” u kërkua 6 vjet burgim.

Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në zonën e Elbasanit duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Lamçja u gjet nga policia i mbuluar në gjak dhe i zhveshur, ndërkohë pranë trupit të viktimës qëndronin të heshtur në këmbë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari në pritje të uniformave blu.

Lamçja humbi jetën si pasojë e goditjeve të shumta në kokë me sende të forta. Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një karrige e thyer, ku besohet se ky ka qenë mjeti i fortë me të cilin viktima është qëlluar disa herë në kokë.

Nuk dihet me saktësi se cila ka qenë arsyeja e grindjes mes miqve, pasi dhe dy personat e arrestuar nuk kanë dhënë shpjegime konkrete, duke deklaruar se nuk kujtonin asgjë për shkak të gjendjes së tyre të dehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco