Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

EMRAT/ Makina përplas 51-vjeçarin në Shkodër, dërgohet në spital

EMRAT/ Makina përplas 51-vjeçarin në Shkodër, dërgohet në spital

23:01, 24/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës informon se një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin verior.

Sipas policisë, i riu Denis Peci ka përplasur 51-vjeçarin Vidan Bacaj dhe ky i fundit është shtruar në spital.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 24.01.2022, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Stajkë – Shelqet, bashkia Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Shelqet, shtetasi D. P., 32 vjeç, banues në fshatin Kaç, Bashkia Vau i Dejës, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka aksidentuar shtetasin V. B., 51 vjeç banues në fshatin Shelqet, bashkia Vau i Dejës, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi D. P. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco