Pamje ‘lufte’ te ‘5 maj-I’, banorët: Zemra më plasi e jetën mos e gëzofshin!

Pamje ‘lufte’ te ‘5 maj-I’, banorët: Zemra më plasi e jetën mos e gëzofshin!

08:20, 19/01/2022
A+ Aa A-

Tensionet vijojnë në lagjen ‘5 maj’në kryeqytet, ku policia ka nxjerrë me forcë jashtë shtëpive disa qytetarë. Ata shprehen revoltuar më shumë se kurrë dhe kërcënojnë  kryebashkiakun Erion Veliaj.

Siç raportohet, policia ka nisur shoqërimet e para të banorëve ndërsa vlen të theksohet se ndërhyrja ka nisur që në orën 03:00 të mëngjesit duke ju ndërprerë dritat fillimisht.

Banorët e lagjes ‘5 maji’:

Qytetarja: Kjo qeveri kriminale me në krye Ramën e Erion Veliaj.

Zemra më plastë e jetën mos e gëzofshin, ky është shtet hajdut e trathtar. Ky shtet të vret natën!

Djemte e mi kanë punu gjithë jetën, po më ndalet fryma.

E mjera Shqipëri kë ka në krye, rroft Turqia e Serbia. Turp, turp, turp!

Në botë nuk ka ndodh te ne, ça bëhet kështu? Të më kapin zvarrë mua. I kam regjistruar dhe pse jam e moshuar. Dua rrobat që do vesh edhe kur të vdes, i kam lënë brenda..

Qytetari: Pa ta pi kafen, o Erion Veliaj nuk e lej. Vetëm po më vrave, je tu m’cenu nënën, motrën, jetën. Mbaje mend o Erion! Nuk mbrohesh dot gjithmonë me policë, do kesh luftë deri në fund. Këtu do ketë lufte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco