VIDEO/ Atentati ndaj biznesmenit, pamjet nga vendi i ngjarjes

VIDEO/ Atentati ndaj biznesmenit, pamjet nga vendi i ngjarjes

12:23, 18/01/2022
A+ Aa A-

Dalin pamjet nga vendi ku iu bë atentat biznesmenit Lulzim Masha.

Fatmirësisht, administratori i një shkolle private, ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, ndërsa personi i cili ka qëlluar me pistoletë ndaj tij, ka ikur në këmbë, sipas policisë.

Duket se atentatori ka përfituar nga fakti se zona ku ka qëlluar me armë është pedonale dhe lëvizja e njerëzve në këto ditë me diell është e lartë.

‘Tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit, dyshohet se  një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit  tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin Lulzim Masha, 63 vjeç,  i cili udhëtonte i vetëm’, bën të ditur burime nga policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco