Çmenduri/ ‘Benz-i’ indietro në autostradë, përplasen 3 makina në Fier-Vlorë, 1 person në spital

Çmenduri/ ‘Benz-i’ indietro në autostradë, përplasen 3 makina në Fier-Vlorë, 1 person në spital

19:22, 02/01/2022
A+ Aa A-

Një person ka mbetur i lëduar në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në autustradën Fier-Vlorë, ku janë përfshirë 3 makina.

Sipas informacioneve dhe pamjeve të ardhura për Syri-n, automjeti tip ‘Benz’ ka kryer manover të gabuar në autostradë pasi ka ecur me indietro duke u përplasur me një makinë tip ‘Opel’.  

Makina e trete ka shmangur shtypjën e disa personave duke devijuar rrugën.

Automjeti tip 'Ben-z' ka qënë duket ecur me indietro në momentin që është shkaktuar aksidenti, thonë dëshmitarët e ngjarjes së rëndë.

Vlorë/ Informacion paraprak

Më datë 02.01.2022, rreth orës 18:05, në autostradën Vlorë-Fier,  në afërsi të nënkalimit të Novoselës,  shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasuar me automjetin tip "Seat" me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar  pasagjerja e mjetit " Seat", e  cila  ndodhet  në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti02/01/2022 19:44

I lenduar,i ferkuar apo i plagosur dini shqip apo jo

Shto koment

Denonco