Rritet numri i fëmijëve të infektuar me COVID, Silva Bino: Të vaksinohen mbi 15 vjeç

Rritet numri i fëmijëve të infektuar me COVID, Silva Bino: Të vaksinohen mbi 15 vjeç

16:59, 02/01/2022
A+ Aa A-

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka deklaruar se numri i fëmijëve të prekur me Covid-19 në vendin tonë është rritur.

Bino theksoi se fatmirësisht fëmijët kanë simptoma më të lehta dhe arrijnë të rikuperohen nga infeksioni në kushte shtëpie.

“Shohim një rritjet numri të rasteve tek të rinjtë dhe tek fëmijët 5 deri 14 vjeç, kemi një rritje të këtyre grupmoshave të reja, rastet me grip janë në të gjitha grupmoshat në të gjithë vendin”, tha Silva Bino.

Ajo shtoi gjithashtu se ka një hezitim nga ana e prindërve për të vaksinuar fëmiljët e shëndetshëm mbi moshën 15-vjeç, duke bërë që numri i të vaksinuarve për këtë kategori të jetë në shifra të papërfillshme.

Sipas Binos, vaksinim ka patur vetëm për fëmijët që shfaqin sëmundje kronike.

Prindërit nuk duhet të kenë asnjë lloj hezitimi, eksperienca shqiptare dhe në botë tregon se janë fëmijët janë burim i infeksionit dhe i riinfeksionit. Kemi fëmijë të shëndetshëm të vaksinuar, por numri është i paktë, tek një përqind”, tha Bino.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri02/01/2022 21:08

Helmojini femijet, trushplar

no one02/01/2022 18:35

Ik o plen mos prektl femijet

Shto koment

Denonco