Në Mat festojnë me kallashnikov, por e pësojnë pas pak minutash

Në Mat festojnë me kallashnikov, por e pësojnë pas pak minutash

11:45, 01/01/2022
A+ Aa A-

Një person është arrestuar dhe një tjetër është vënë nën hetim nga policia, pasi kanë festuar me kallashnikov ndërrimin e viteve.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 1 janarit në Mat.

Njoftimi i Policisë së Matit:

Qëlluan me armë zjarri në ajër pak minuta pas ndërrimit të viteve, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, 35 fishek, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit, dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mat, gjatë patrullimeve dhe kontrollit të zonës me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, rreth orës 00.20, datë 01.01.2022, në lagjen ‘Drita’, Burrel, kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është bërë ndërhyrja e shoqërimi në Komisariat i shtetasve G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se këto dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco