Tiranë/ Makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

21:09, 06/12/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 41-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco