18-vjeçari kapet ‘mat’ pasi vodhi një dron, ja sa grabitje ka kryer në dy muaj

18-vjeçari kapet ‘mat’ pasi vodhi një dron, ja sa grabitje ka kryer në dy muaj

12:04, 08/11/2021
A+ Aa A-

Një adoleshent ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se është autori i një sërë grabitjesh që kanë ndodhur përgjatë 2 muajve të fundit në kryeqytet.

18-vjeçari dyshohet se nuk vepronte i vetëm dhe policia po heton për të zbuluar edhe bashkëpunëtorët e tij.

Së fundmi, i riu u kap në flagrancë nga uniformat blu, pasi mëngjesin e të dielës kishte vjdehur një dron në një firmë ndërtimi.

“Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç. Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë bashkautor dhe i 6 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve tetor dhe nëntor, konkretisht:

Më datë 11.10.2021, në rrugën “Abdyl Frashëri”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 29.10.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër kursesh;

Më datë 30.10.2021, në rrugën “Marco Boçari”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 30.10.2021, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër fizioterapie;

Më datë 31.10.2021, në rrugën “Vaso Pasha”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 04.11.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një restorant.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco