FOTO/ Ndërpritet linja e trafikut të drogës nga Shqipëria në Maqedoni, kapen 100 kg kanabis

FOTO/ Ndërpritet linja e trafikut të drogës nga Shqipëria në Maqedoni, kapen 100 kg kanabis

11:22, 08/11/2021
A+ Aa A-

Një qytetar nga Shqipëria është arrestuar në Maqedoninë e Veriut pasi është kapur me drogë me vlerë 350 mijë euro.

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 22:00 në rrugën lokale të fshatit Orovnik, komuna e Debërcës, policia ka privuar nga liria 38 vjeçarin M.P. shtetas i Republikës së Shqipërisë, me çka është ndërpre një kanal ndërkombëtar për tregti ilegale të marijuahnës nga Republika e Shqipërisë në vendin tonë

Sipas zëdhënëses së MPB-së Suzana Pranjiq-Talevska gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo”, me targa të Shqipërisë e drejtuar nga M.P. në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe konfiskuar 5 çanta me nga 100 paketime me marijuhanë, në total 100 kilogram marijuhanë, me vlerë prej 350 mijë eurove.

Aksioni ka zgjatur disa muaj, nën vëzhgim kanë qenë disa shtetas të Shqipërisë të cilët ishin të përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.

Personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor të Ohrit, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco