COVID në burgun e Drenovës, tre nga të burgosurit dërgohen me urgjencë në Tiranë Salla operative e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

COVID në burgun e Drenovës, tre nga të burgosurit dërgohen me urgjencë në Tiranë

10:24, 08/11/2021
A+ Aa A-

Të tjerë të dënuar në burgun e Drenovës në Korçë janë përkeqësuar pas infektimit me koronavirus dhe tre prej tyre janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Korrespodentia e SYRI TV në Korçë njoftoi se  ka shkuar në tre numri i të transportuarve për në spitalin COVID të Tiranës.

Rasti më i fundit ishte ditën e djeshme, kur një i dënuar i sigurisë së zakonshme , nga spitali i Korçës u dërgua urgjent për të Tiranë.

Nga burime bëhet e ditur se që të tre të dënuarit kanë shfaqur probleme me oksigjenin, rënë jashtë parametrave. Ata po marrin mjekim më të specializuar në kryeqytet për COVID-19, megjithatë janë ende në kushte jo të mira shëndetësore.

Ndërkohë, bashkëvuajtës të tjerë të sëmurë me COVID në burgun e Drenovës vazhdojnë të mabhen ende në karantinë, larg nga të tjerët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco