Bashkëpunonte me Habilajt,  ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-policin Kohila

Bashkëpunonte me Habilajt, ja sa vite burg kërkon SPAK për ish-policin Kohila

14:26, 01/11/2021
A+ Aa A-

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka kërkuar 12 vite burg për ish-shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila.

Ish-zyrtari i policisë mund të dënohet me 8 vite burg, për shkak se përfiton gjykim të shkurtuar.

Kohila akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga Habilajt.

Kohila, Jaed Çela dhe Sokol Bode ishin tre zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për përfshirje të trafikun e drogës. Sokol Bode ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar ndaj dosja e tij do të trajtohet më vete.

Lexo edhe

https://www.syri.net/kronike/111226/urdher-arresti-i-krimeve-te-renda-kush-eshte-gjergji-kohila-hellip/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco