Zbulohet kërcënimi për Albin Kurtin: 50 mijë euro për atë që e vret!

Zbulohet kërcënimi për Albin Kurtin: 50 mijë euro për atë që e vret!

10:20, 28/10/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, njoftoi se kryeministri Albin Kurti, ka marrë kërcënime për jetën.

Gjithashtu ai tha se forcat e sigurisë kanë marrë në mbrojtje shtëpinë ku banon Kurti, si dhe lëvizjet e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

Edhe pse zëdhënësi Kryeziu nuk dha detaje se nga kush është kërcënuar apo në çfarë rrethanash, mediat kosovare kanë zbuluar një postim publikuar në rrjetin social Facebook, përmes së cilit ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Kështu një person ka shkruar në faqen “Shes Blej Gjithçka”, se do të jepte 50 mijë euro atij që vret Albin Kurtin, ndërkohë që ka listuar edhe listën e çmimeve që janë rritur në Kosovë.

Po ashtu, në po të njëjtin grup, një tjetër person ka shkruar se do t’i jepte 35 mijë euro shpërblim atij që e vret Kurtin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco